Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërqeli ditë më parë deklaroi se skuadra e tij ka marrë premia për ta ndalur Feronikelin, ashtu siç kishte marrë nga Llapin e Prishtinën.
Megjithatë, këto deklarata janë vënë në dyshim nga drejtuesit e Llapit dhe Prishtinës. Ata janë deklaruar se nuk do të japin premi për asnjë skuadër tjetër përveç futbollistëve të tyre, duke demantuar kështu Kërqelin.
Madje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina këtë e ka deklaruar publikisht.
“Jo nuk e kemi ndërmend. Ne kemi deklaruar se premi do të ju japim vetëm skuadrës sonë dhe nuk e kemi ndërmend me zënë armiq, por Llapi gjithmonë ka kërkuar dhe do të kërkon miq të mire”, ishte shprehur Batatina.