DYLON

Prishtina dhe Drita barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Drita barazojnë në “Fadil Vokrri”
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e cilësuar si derbi në mes të Prishtinës dhe Dritës, ndër klubet pretendente për titull kampioni, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ishte kjo ndeshje e Javës së 22 e Superligës së Kosovës në Futboll, ku këto skuadra shënuan, secila nga një gol dhe arkëtuan nga një pikë.

EkoHigjiena

Ishte Prishtina, ajo e para që kaloi në epërsi, në minutën e 43-të, përmes futbollistit Mario Ilievskit, ndërsa barazoi në minutën e 54-të,të takimit, futbollisti i Dritës, Blerim Krasniqi.

Pas këtij rezultati, Drita tani është e dyta në tabelë me 39 pikë, aqë sa ka edhe Ballkani, lideri aktual, falë golaverazhit më të mirë, ndërsa Prishtina renditet e treta me 37 pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.