DYLON

Prezantohet tema “Bronkioliti akut” nga Dr. Sadik Rashiti, Specialist Pediatër

Prezantohet tema “Bronkioliti akut” nga Dr. Sadik Rashiti, Specialist Pediatër
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional, të zhvilluara nga menaxhmenti dhe mjekët e Repartit të Pediatrisë në SPGJ, u prezantua tema “Bronkioliti akut”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit (SPGJ).

Temën e prezantoi Dr. Sadik Rashiti, Specialist Pediatër.

EkoHigjiena

Sipas tij, bronkioliti akut ka rëndësi të veçantë në praktikën pediatrike dhe pulmologjike, pasi është një nga shkaqet më të shpeshta të infeksioneve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Në kuadër të kësaj teme, Dr. Sadik Rashiti prezantoi edhe disa raste të trajtuara me sukses në Repartin e Pediatrisë, të cilët ishin diagnostikuar me bronkiolit akut.

“Ekipit të Pediatrisë në SPGJ i urojmë suksese të mëtejshme në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e Spitali të Gjilanit.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.