DYLON

Prezantohet raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës

Prezantohet raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Sot para zyrtarëve komunal nga organizata NOPM (Network of Peace Movement) është prezantuar raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës, i realizuar në kuadër të projektit rajonal “Qytetarët për integritet në fuqizimin e llogaridhënies lokale”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga KDI në partneritet me Transparency International në rajon.

Drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha ka falenderuar organizatën NOPM për kontributin si dhe ka përshëndetur iniciativën.

EkoHigjiena

Kunsulenti i angazhuar nga kjo organizatë Fikret Ibrahimi ka prezantuar raportin analitik për dy projekte që janë në proces në Komunën e Kamenicës dhe një projekt që ka përfunduar.

Projektet që janë trajtuar në këtë raport janë pastrimi i lumenjve, pritoret e autobusëve si dhe bulevardi i qytetit.

Konsulenti ka ndarë me zyrtarët sugjerimet që ka pasur për ecurinë e secilit projekt si dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin e deritanishëm. /2LONLINE/