DYLON

Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës është bërë prezantimi i projektit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës i cili do të ndërtohet në Drenas.

Në projektin që u prezantua morën pjesë kryetari i kuvendit të Kosovs, Kadri Veseli, ministri Gashi, futbollisti Milot Rashica, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, Gramoz Vokrri dhe shumë të tjerë.

Ministri Gashi ka njoftuar se punimet në këtë stadium, i cili pritet të ketë 30,000 ulëse, do të fillojnë pas disa muajsh.

EkoHigjiena

Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kosova do të shpërngulet në Drenas.

Për stadiumin e Kosovës kishte shumë debate, duke e cilësuar vendimin politik, pasi fillimisht ishte caktuar në Bërnicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.