DYLON

Prezantohet projekti i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul, kostoja 260 milionë euro

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organzimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Ministria e Infrastrukturës ka prezantuar të premten projektin kapital të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul. Në takim ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sikurse kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ai i Kllokotit, Sreqko Spasiq, kryetari i Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq.

Nikoqiri i këtij takimi, Lutfi Haziri, prezantimin e këtij projekti e ka vlerësuar historik për Gjilanin dhe Anamoravën.

EkoHigjiena

“Ne sot e pamë fazën përfundimtare të trasesë së Autostradës Konqul-Gjilan-Prishtinë dhe ndërtimit të rrugëve regjionale që përfshinë Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Preshevë dhe Gjilan-Bujanoc. Ne si Komuna, kemi marrë obligim me efikasitet dhe me azhuritet më të madh që detyrat që jepen nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me shpronsimet dhe me angazhimet konkrete në të ardhmen të realizohen në afat rekord, në mënyrë që Ministria përkatëse të kompletoj dosjen e fillimit të punëve”, tha Haziri

“Është lajm jashtëzakonisht i mirë, është investim kapital dhe historik për tërë Anamoravën dhe këtë zonë të lindjes së Kosovës, e cila vërtetë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkomunal, shembull i mirë i bashkëjetesës dhe me nivel të sigurisë shumë të lartë dhe pa asnjë lloj incidenti për motive të tjera”, shtoi kryetari i Gjilanit.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, e ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e këtij takimi lidhur me prezentimin projektit të rëndësishëm të Autostradës dhe projektin e rrugëve hyrëse dhe dalëse në Gjilan.

“Projekti i Autostradës është njëri nga projektet më me rëndësi që presim se do të filloj vitin e ardhshëm. Jemi në shqyrtim së bashku me dy institucione të rëndësishme financiare, BERZH dhe Bankën Investive Europiane. Gjithashtu, do të shqyrtojmë edhe mundësinë e fillimit të punëve për pjesën e parë, që është Prishtinë-Gjilan apo Banullë-Bresalc, ajo që njihet si segmenti me buxhetin e Republikës së Kosovës. Pastaj, zgjerimin e rrugëve hyrëse dhe dalëse të Gjilanit, e që përfshihet edhe rruga Kllokot-Gjilan dhe dy rrugë për dy qytete tjera. Për këto të fundit, besojmë që do të fillojmë kah fundi i vitit”, ka deklaruar me këtë rast ministri Zharku.

Zharku është zotuar se do të vazhdoj ta mbështesë Gjilanin edhe në projekte tjera të rrugëve komunale.

Kostoja e përafërt e autostradës është afro 260 milionë euro, derisa për rrugët tjera hyrëse dhe dalëse vetëm për Gjilanin 14 milionë euro, e që pritet të përfundohen brenda dy vitesh.

Përndryshe, Autostrada e cila u prezantua sot ka një gjatësi 47.1 kilometra, përbëhet prej shtatë segmenteve dhe gjerësia e saj do të jetë 32 metra. Në kuadër të këtij projekti do të jenë katër ura. Kjo autostradë do të lidhë koridorin 6, 7 dhe 10.​ /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.