(2L ONLINE) – Në Komunën e Gjilanit sot është bërë prezantimi i programit për lidership transformues, ku të rinjtë gjilanas dhe kosovar kanë mundësinë e aplikimit për tu pajisur me certifikatë profesionale nga fushat e ndryshme si Administrat Publike, Sundim të Ligjit, bujqësi, menaxhment, financa, edukim dhe teknologji informative.
Ky program ka afatin e aplikimit deri më 10 shtator, ndërsa studimet të cilat mund të zgjasin nga disa javë deri në një semestër do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nisin në vitin 2015.
Dafina Rexha, prezantuese e programit të qeverisë Amerikane, i cili realizohet përmes USAID-it dhe ministrisë së Arsimit e që implementohet nga World Learning, ka spikatur kriteret, fushat e certifikimit dhe dokumentet e nevojshme ka informuar se këtë vit do të ndahen 35 bursa për të nisur studimet në vitin 2015, ndërsa ky program zgjatë 5 vite dhe parashihet të ndahen 146 bursa.
Ajo ka bërë të ditur se kriteret që një i ri duhet t’i plotësoj janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë një diplomë bachelor, të demonstroj aftësitë profesionale dhe të tregoj motivin e aplikimit, të zotohet se është i gatshëm të nis studimet në vitin 2015 dhe se pas certifikimit të kthehet në Kosovë, të kryej tofël testin e gjuhës angleze.
Ndërsa dokumentet e kërkuara janë kopja e pasaportës, e diplomës së universitetit, transkripta e notave gjatë studimeve, një CV në gjuhën angleze, një referencë akademike dhe dy referenca profesionale, shkarkimin e aplikacionit dhe aplikimin online.
Kjo ka ngjallur një interesim shumë të madh të të rinjve për aplikim për degë të ndryshme nga lista e këtyre fushave të studimeve.
Kjo ka ngjallur një interesim shumë të madh të të rinjve për aplikim kur kihet parasysh♪7 që të gjitha shpenzimet mbulohen nga organizatori, për degë të ndryshme nga lista e këtyre fushave të studimeve.
Detajet e tjera rreth programit të gjithë të interesuarit mund t’i marrin në ueb faqen zyrtare të USAID-it ndërsa aplikimi mund të dorëzohet më së largu deri me datën 10 shtator 2014 në E-mail adresën [email protected]. /2L ONLINE/