DYLON

Prezantohet plani rregullues “Fidanishtja 2”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e ka hapur dëgjimin publik për planin rregullues të lagjes “Fidanishte 2”, pas prezantimit të draftit nga kompania projektuese “INSI” e Prishtinës, për t`iu dhënë mundësi qytetarëve që gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme t`i paraqesin kërkesat, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në këtë dokument të planifikimit hapësinor, në mënyrë që ai të jetë sa më i pranueshëm.

Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, i cili ka marrë pjesë në prezantimin e draftit, ka thënë se planet rregulluese janë të nevojshme për planifikimin e ndërtimit të infrastrukturës dhe dhënien e lejeve ndërtimore dhe i ka inkurajuar pronarët, të cilët preken drejtpërdrejt nga ky plan, që t`i paraqesin vërejtjet e tyre.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit, gjithmnonë i ka marrë paraysh kërkesat e qytetarëve dhe është mundur që ato t`i përfshijë në planet rregulluese dhe zhvillimore të qytetit”, ka thënë Kadriu, duke shtuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces e ndihmon Komunën që të bëjë plane sa më të mira.

Fadil Sherifi, shef i Sektorit të Planifikimit Hapësinor në DUMM, ka thënë se Komuna e ka për obligim t`i bëjë planet rregulluese dhe zhvillimore, të cilat mund të rishikohen pas 5 përkatësisht 8 vitesh.

Zona urbane shtrihet në një sipërfaqe prej 2002 hektarësh dhe pjesa më e madhe e saj, rreth 80 për qind, është e mbuluar me plane rregulluese, ndërkohë që do të vazhdohet me pjesën tjetër.

Në pikat kryesore, planin rregullues e ka prezantuar Ismajl Baftijari, ndërkaq detajet tjera i kanë paraqitur ekspertët e fushave përkatëse, Valon Gërmizaj, Shaban Neziri, Lulëzim Kryeziu, Arben Arifi dhe të tjerë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.