DYLON

Prezantohet drafti i Planit Strategjik të UKZ-së për periudhën 2023 – 2028

Prezantohet drafti i Planit Strategjik të UKZ-së për periudhën 2023 – 2028
Avatar photo Redaksia

Grupi punues për hartimin e Planit Strategjik, të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  i themeluar nga Këshilli Drejtues i universitetit që përbëhet nga anëtarët e Këshillit Drejtues, Rektori, Prorektorët, Dekanë të njësive Akademike, Sekretari i Përgjithshëm, përfaqësues të fakulteteve, drejtues të zyrave si dhe përfaqësues nga HERAS+  të cilët ndihmojnë UKZ-në  për hartimin e Planit Strategjik 2023-2028,  prezantuan draft dokumentin strategjik.

Ky plan strategjik përmban vizionin dhe objektivat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për një periudhë pesëvjeçare.

EkoHigjiena

Takimin e përshëndetën rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Kryesuesi i KD-së Dr. Techn Ilir Gjinolli dhe  Nehat Dervishi, udhëheqës i projektit HERAS plus, të cilët kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në këtë proces duke ofruar një perspektivë ndërkombëtare në lidhje me vlefshmërinë dhe formatin e prezantimit.

Procesi i hartimit të këtij dokumenti është rezultat i përpjekjeve të një grupi të përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, të angazhuar në hartimin e Planit Strategjik në përputhje me nevojat dhe sfidat aktuale të universitetit.

Ky Plan Strategjik parashihet të ndihmojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e universitetit, duke iu përgjigjur sfidave të ndryshme në fushën akademike dhe duke përmirësuar përvojën e studentëve dhe personelit akademik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.