DYLON

Presioni psikik i popullatës në lidhje me politikën e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Skruan: Vana Jerliu Ramadani

(2LONLINE) – Ndjenja e ndjeshmërisë në popullin e Kosovës në lidhje me politikën është bërë shumë e mprehtë! Një stuhi e madhe e fjalëve të vrazhda që tregojnë një mllef të madh dhe një agresivitet jashtëzakonisht serioz, vjen nga popullata nëpër ueb faqe të ndryshme që tregon dëshpërimin e madh të tyre.

EkoHigjiena

Njerëzit janë aq të zemëruar sa që në bazë të komenteve të tyre, na bëjnë me dije se janë të dëshpëruar maksimalisht apo personalisht të ndikuar me çështjen aktuale në Kosovë.

Në disa raste individ të ndryshëm kanë ide fiksuese dhe me shprehjen e opinionit të tyre ata zbatojnë mënyrën që është funksionale për ta, për ta treguar apo dëshmuar se ata kanë të drejt edhe nuk kanë parasysh palën tjetër që merr pjesë në këtë lufte, me mirë të them luftë psikike.

Shpesh shkruhen fjalë banale në komentet e ndryshme duke mos patur parasysh se ne kemi shokë si shembull në FB edhe fëmijë dhe mund t’i lexojnë komentet e tilla. Apo ndoshta njerëzit janë aq të fiksuar me ide, opinionet e tyre politike dhe nuk ka vend një kuptim ndryshe nga ai që kanë se ndoshta mund të jetë më logjike opinioni i kundërshtarit. Në veçanti është një pjesë e popullatës që varësisht sa ka kuptim, apo sa negativitet kanë shkrimet e tyre, ata kanë një vrull të madh të shprehin mendimet e tyre.

Kam vërejtur edhe një dukuri që aspak nuk është e shëndoshë për shoqërinë tonë, në kohën e fundit është vështirë të kesh një bisedë të mirë dhe njerëzore nëse bashkëbiseduesit i përkasin partive të kundërta politike. Është rritur agresiviteti në mënyrë masive, ku mund të vërehet shumë lehtë, sidomos shumica e komenteve online janë jashtëzakonisht agresive edhe pse njerëzit janë të vetëdijshëm se nuk do të ndryshojë asgjë me shprehje të tilla. Komentet janë haptazi e shumë rrallë anonime dhe shumica janë të papërgjegjshëm në vrazhdësinë e fjalëve të tyre. Duke mos e menduar se shumë më keq është papërgjegjësia në formë shkrimi se sa në të folur. Në formë shkrimi jo vetëm se bëjnë dëmë vetës së tyre por edhe përcillet një negativitet i madh edhe te lexuesit. Kjo formë e të shprehurit duhet të shmanget sepse në fakt dëmton shoqërinë dhe shëndetin mendor.

Zemërimi dhe urrejtja ndaj gjendjes aktuale politike në Kosovë për disa individë është bërë normë, duke shkëmbyer shkrime ndonjëherë dhe të papranueshme për disa lexues. Është me rëndësi që të kemi konsideratën se për disa lexues është shumë e vrazhdë dhe në këtë mënyrë nuk arrihet asgjë veç se dëmtohen njerëzit nga një negativitet i madh dhe humbin shpresat dhe besimin për një të ardhme më të mirë.

Në biseda dhe opinione të ndryshme, nuk duhet pasur sulm personale por duhet pasur respekt për të gjithë ata që japin opinionin e tyre dhe të ju shmangemi komenteve jashtëzakonisht të vrazhda që përcjellin një zemërim të pafund. Varësisht zhgënjimit e zemërimit të madh nuk duhet komentuar me fyerje sepse dëmtohet natyra e të shprehurit njerëzore. Ka mundësi të shprehet zemërimi në mënyrë të logjikshme dhe etike dhe sjelljet të jenë të pranueshme njerëzore. Te praktikojmë një psikologji pozitive duke pasur parasysh shëndetin mendor të shoqërisë në përgjithësi.

Të kemi konsideratë sidomos për fëmijët tanë sepse ata janë elita e ardhshme e Kosovës. /2L ONLINE/