DYLON

Presim që Kryeministri Edi Rama në Beograd të denoncojë diskriminimin

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

(2L ONLINE) – Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, krijimin e një motivimi shtesë, një mbështetje morale e shtetit amë Shqiptarë. Edhe preambula e Kushtetutës së Shqipërisë e thekson qartë përkujdesjen edhe ndaj shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve administrativ, prandaj Tirana zyrtare ka obligim moral , kombëtar e kushtetues, të ngritë dhe mbroj çështjen e shqiptarëve edhe në këtë krahinë.

EkoHigjiena

Kryeministri duhet të kërkon ndaljen proceseve politike ndaj ushtarëve,duke kujtuar edhe Referendumin e 1 e 2 mars 1992 dhe plotësimin e kushteve të marrëveshjes së Konçulit dhe sakrificën e luftës së UÇPMB-së.

Pa harrur edhe kërkesat legjitime dhe raporteve edhe nga mekanizma ndërkombëtar se ka shkelje të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive, nuk ka investime, nuk ka përfaqësim në proporcion me numrin e popullatës, nuk ka respektim për demilitarizim dhe nuk ka kthim të dëbuarve, zhvendosurve.

Kjo krahinë e mbetur nënë juridiksionin e Serbisë është e diskriminuar dhe duhet të vendoset një mision i përhershëm civil dhe ushtarak me një monitorim të përhershëm të OKB-së apo të BE-së. Kryeministri do të duhej të ndan kohë edhe nga afër të shoh dhe bindet nga jeta që bëhet nëpër vendbanimet dhe lokalitete, të viziton vendin e lapidarit të UÇPMB-ës të hequr më 20 Janar 2012 dhe të kërkon kthimin në vendin e vetë. Kjo vizitë do të prodhoj dhe shpërndaj një mesazh të fuqishëm se shteti shqiptarë është duke i përkrahur të drejtat legjitime.

Në Bujanoc gjatë kësaj vizite Kryeministri shqiptarë të hedhë gurin përurues edhe pse Beogradi po e pengon vendosjen e shtatores së heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit. Në Medvegjë të ndaj mjete për krijimin kushteve për kthim të dëbuarve dhe zhvendosurve.

Nuk duhet të përsëriten gabimet dhe lëshimet sikur z.Ilir Meta, vizitës zyrtare që ia bëri Beogradit në fillim të vitit 2010 në cilësin e Kryetarit të LSI-së, ZëvendësKryeministrit dhe ministritë punëve të jashtme . Kjo stori e ksaj vizite nuk duhet të përsëritet në kuptimin negative.

Kjo vizitë duhet të ketë një fokus , objektiv dhe të krijon dhe shpërndaj një mesazh. Nga ky veprim do të kontribuonte që sa më shumë opinioni i gjerë shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

Me të drejtë shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës nga vizita e Kryeministri Edi Rama presin të denoncohet lidhur me diskriminimin .

Vizita e Kryeministrit Shqiptarë në Beograd të jetë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve vendas, por dhe për caktimin e një date a viti që të ndërkrehet lufta e pa shpallur Shqiptaro – Serbe

Kryeministri duhet dhe ka obligim t’ua thotë përmes letrave e protokoleve , në sy dhe me zë që Beogradi duhet të kërkoj falje ndaj nesh dhe të ndal diskriminim dhe zbrazjen e mëtejme këtyre hapësirave nga shqiptarët.

Prandaj Shqiptarët dhe Serbët si dy popuj më të mëdhenj për nga numri në këtë pjesë të Ballkanit duhet të nënshkruajnë një marrëveshje historike të paqes dhe ndaljen e armiqësisë që kemi patur për më shumë se një shekull.

Ne, dy popujt kemi patur një luftë herë të shpallur e herë të heshtur, prandaj është momenti historik që të dalim nga kjo. Serbia duhet të pranoj dëmet gjatë historisë që na kanë shkaktuar kurse ne shqiptarët për asnjëherë nuk duhet të harrojmë gjenocidin, diskriminimin e zbrazjen që kanë bërë Serbët ndaj neve. /2L ONLINE/