• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Presidentja Vjosa Osmani u prit në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Redaksia 2LONLINE 4 Shtator, 2023 3 min
 Presidentja Vjosa Osmani u prit në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar vizitën dy ditore shtetërore në Shqipëri me ç`rast është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti Bajram Begaj.

Në takim me Presidentin Begaj, Presidentja Osmani ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha etapat e përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Presidentja Osmani ka shtuar nevojën e rritjes së koordinimit të vazhdueshëm dhe paraprak në politikën e jashtme në raport me interesat e të dy shteteve, por edhe të rajonit e me gjerë.

“Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje unike historike, kulturore dhe kombëtare, lidhje kjo e fortë dhe e pathyeshme. Përballë sfidave, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, duke u fokusuar në qëllimin tonë madhor: integrimin e shteteve tona në familjen euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar ta fuqizojë pozicionin e saj ndërkombëtar, duke shtyrë më tej synimin për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Prandaj, në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Shqipërisë.

“Kjo sfidë kërkon përkushtim dhe veprime të sinkronizuara për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Si në të kaluarën, presim që Shqipëria të jetë zëri ynë në vendet dhe forumet ku ende nuk jemi pjesë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja përmendi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, NATO, BE, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare. “Anëtarësimi i Kosovës në NATO si synim afatgjatë dhe përfshirja sa më parë në Programin e Partneritetit për Paqe te NATO-s janë garanci për paqe dhe siguri në rajon dhe kontinentin tonë. Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë e në veçanti në Kosovë”, theksoi Presidentja Osmani.

Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Presidentja Osmani theksoi se Kosova, përkundër sfidimit të hapur në rrafshin e sigurisë dhe institucional nga Serbia, ajo vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, si dy shtete të pavarura dhe fqinje. Sipas Presidentes Osmani rezultati përfundimtar i tij duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Etiketa:Bajram Begaj Kosova Presidenti i Shqipërisë Presidentja Osmani rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023
Nacionale

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023
Nacionale

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku

25 Shtator, 2023

Serbia 1914

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com