DYLON

Presidentja: Vepra dhe puna e Presidentit Rugova do të vazhdojë të mbetet udhërrëfyes për ne

Presidentja: Vepra dhe puna e Presidentit Rugova do të vazhdojë të mbetet udhërrëfyes për ne
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë vendosur kurorë lulesh dhe kanë bërë homazhe të varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidentja Osmani ka thënë se sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitektit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ideatorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili bëri shumëçka për shtetin tonë sa që është shndërruar në fytyrën e këtij shteti, i cili sot në çdo damar të tij e ka edhe ndikimin që e pat Presidenti Rugova përgjatë jetës së tij.
 
“Natyrisht që ai punoi dhe veproi në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për gjithë popullin e Kosovës, në një kohë të okupimit, mirëpo përkundër kësaj arriti që ta bëj bashkë popullin e Kosovës rreth kauzës së shprehur në trinomin liri, pavarësi dhe demokraci, dhe në të njëjtën kohë arriti që për Kosovën të ndërtojë miqësi aq të mëdha të cilat u bën të domosdoshme për të bërë realitet këtë trinom, pra për të arritur lirinë, pavarësinë tonë dhe për të parë sot shtetin demokratik të Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
E para e vendit më tej ka thënë se ne sot e gëzojmë shtetin tonë, por i gëzojmë edhe këto miqësi të cilat me aq shumë mund e përkushtim i ndërtoi Presidenti Rugova, për shkak të punës së tij, dhe shumë burrave e grave të tjerë që punuan që ne sot ta kemi shtetin, dhe ta kemi lirinë.
 
“Kujtimi për të do të jetojë në zemrat dhe në mendjet e gjithë qytetarëve të Kosovës përjetësisht, ndërkaq vepra e tij dhe puna e tij do të vazhdojë të mbetet udhërrëfyes për ne, përderisa përpiqemi që në procesin e shtetndërtimit ta bëjmë Kosovën sa më të fortë dhe sa më të begatë”, ka pohuar Presidentja Osmani. /2LONLINE/
 

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.