DYLON

Presidentja u takua me të rinjtë nga mërgata të cilët janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare

Presidentja u takua me të rinjtë nga mërgata të cilët janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare
Avatar photo Redaksia

Presidentja Vjosa Osmani u takua me të rinjtë nga mërgata të cilët janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare

Presidentja u uroi mirëseardhje në Kosovë, duke i përgëzuar për përkushtimin e tyre për të përforcuar lidhjen e tyre me vendlindje, si dhe për angazhimin e vlefshëm përgjatë muajve në vijim në institucionet vendore.

EkoHigjiena

Tutje, Presidentja potencoi se përtej diplomacisë, përfitimet e angazhimit të tyre janë shumëdimensionale, veçanërisht në sjelljen e ideve dhe perspektivave të reja. Presidentja përmendi angazhimin e grupeve të mëparshme të këtij Programi edhe me Zyrën e Presidentes, përfshirë Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe iniciativën për mbjelljen e drunjve.

Presidentja foli edhe për rëndësinë dhe kontributin jetik të mërgatës sonë në forcimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.