DYLON

Presidentja Shiroka Pula takoi futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Izraelin

Presidentja Shiroka Pula takoi futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Izraelin
Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të kryesuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në prag të ndeshjes kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor 2026, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Presidentja i falënderoi futbollistët për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e deritashme, duke vlerësuar kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ajo i cilësoi ata ambasadorët më të mirë të shtetit, të cilët me paraqitjet dhe rezultatet e tyre e bëjnë Kosovën të pranishme në skenën ndërkombëtare dhe valëvitin flamurin e shtetit kudo në botë.

Presidentja i inkurajoi futbollistët që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe u dëshiroi suksese në ndeshjen e ardhshme dhe në përfaqësimin e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.