DYLON

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Alexus G. Grynkewich

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Alexus G. Grynkewich
Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.

EkoHigjiena

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.