DYLON

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Grupin e Grave Deputete

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Grupin e Grave Deputete
Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mbështetjes së nismave që kontribuojnë në fuqizimin e grave, rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe vendimmarrje.

EkoHigjiena

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin e Grupit të Grave Deputete dhe theksoi gatishmërinë për të qenë partnere në nismat që promovojnë rolin, kontributin dhe arritjet e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.

Në këtë linjë, Presidentja rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur përpjekjet që synojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e pozitës së tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.