DYLON

Presidentja Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj

Presidentja Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj
Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.

Ambasadori Malaj e uroi Presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

EkoHigjiena

Presidentja Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.