DYLON

Presidentja Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

Presidentja Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës
Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT).

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj vendimtar në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. Ajo shprehu mirënjohjen e përhershme për këtë kontribut historik dhe nënvizoi se NATO mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se anëtarësimi në NATO është ndër synimet strategjike të Kosovës, ndërsa ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët.

Ajo vlerësoi lart kontributin dhjetëvjeçar të NALT-it në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, strukturave institucionale, mbikëqyrjes demokratike dhe menaxhimit të emergjencave.

Në përmbyllje, Presidentja Shiroka Pula falënderoi gjeneralin Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit të këtij ekipi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.