DYLON

Presidentja pritet të marrë vendim për shkuarjen në Beograd

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga qysh muajin e shkuar ka marrë ftesën nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian që në cilësinë e presidentes së Republikës së Kosovës, të marrë pjesë në konferencën rajonale që do të mbahet në Beograd nga 31 tetori deri më 2 nëntor, ndërsa ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë apo jo.

Jahjaga pritet të marrë vendimin këtyre ditëve, derisa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri i Malit të Zi, Milo Dukanoviq, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov dhe ai i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, tregon kryetari i Grupit të Komisionit Trelateral të Serbisë, Jovan Kovaçiq, për agjencinë serbe të lajmeve BETA.

EkoHigjiena

“Presim edhe konfirmimin e zonjës Jahjaga dhe të anëtarit të presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviqit”, ka thënë Kovaçiq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.