Presidentja Osmani uron kryeministrin Xhaferi: Dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Urime, Kryeministër Talat Xhaferi!
Dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik.
I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese. /2LONLINE/