DYLON

Presidentja Osmani u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici

Presidentja Osmani u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në takim të rregullt me Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici. Komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.

Komandanti i KFOR-it informoi Presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë. Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, Presidentja Osmani diskutoi me Komandantin e KFOR-it për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.