DYLON

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës në Austri, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, me të cilin diskutoi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Presidentja e vlerësoi lart mbështetjen e Austrisë për Kosovën dhe çmoi faktin se Austria ka qenë ndër përkrahëset e hershme të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. Ajo i shprehu mirënjohje Austrisë për kujdesin ndaj popullit të Kosovës, në veçanti ndaj arsimit të të rinjve, kur kjo e drejtë po u mohohej në vendin e tyre.

EkoHigjiena

“Populli i Kosovës nuk mund ta harrojë mbështetjen që Austria ua dha të rinjve tanë, duke i njohur diplomat e institucioneve tona të arsimit gjatë periudhës së okupimit, duke u krijuar atyre mundësi të shkëlqyera që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të kontribuojnë më pas për vendin e tyre. Sot shumë sish janë pjesë e rëndësishme e institucioneve tona”, theksoi presidentja Osmani.

Në këtë frymë, Presidentja ka shfaqur bindjen se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përfundimin e procesit të liberalizimit, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Ndërkaq, kryetari Sobotka e rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së Austrisë për këto synime.

Me kryetarin e Parlamentit Austriak, Presidentja Osmani diskutoi edhe mbi thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.

Presidentja Osmani theksoi po ashtu se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të kontribuar në për paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani tha se ky proces duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke dhe ta ruajë pacenueshmërinë e sovranitetit dhe të rendit kushtetues të Kosovës.

Kryetari i Parlamentit Austriak, Wolfgang Sobotka, e falënderoi Presidenten Osmani për vizitën dhe theksoi se Austria është e përkushtuar për t’i thelluar më tej raportet mes dy popujve dhe vendeve tona, si dhe theksoi gatishmërinë e Austrisë për bashkëpunim të mëtejmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.