DYLON

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Parlamentit dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Parlamentit dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Maltë, është pritur nga kryetari i Parlamentit, z.Angelo Farrugia dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme z.Evarist Bartolo.

Presidentja Osmani ka theksuar se në kuadër të diplomacisë parlamentare  e pret ndihmën e z.Farrugia dhe të parlamentit të Maltës në mënyrë që edhe Kosova të arrijë të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në takimin me ministrin e punëve të Jashtme të Maltës, z. Evarist Bartolo, u bë e qartë se mbështetja e tij dhe e Maltës në  procesin e anëtarësimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare nuk ka munguar deri tani dhe është kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe mëtutje.

Kosova dhe Malta mbesin dy vende dhe partnere të besueshme dhe të përkushtuara për thellim të raporteve bilaterale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.