DYLON

Presidentja Osmani u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit Konsultativ të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim

Presidentja Osmani u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit Konsultativ të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Kryetarin e Kuvendit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes të dy vendeve tona.

Presidentja falënderoi Kryetarin Al-Ghanim për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Katarit, duke ritheksuar gatishmërinë të forcojmë bashkëpunimin ndërshtetëror në fusha të ndryshme duke përfshirë ekonominë, energjetikën dhe bujqësinë.

EkoHigjiena

Dy bashkëbiseduesit këmbyen mendimet për ndikimin e agresionit rus kundër Ukrainës në kontinentin evropian dhe rajonin tonë, sigurinë energjetike dhe atë të ushqimit.

Presidentja Osmani bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit ndërparlamentar si një mjet i fuqishëm bashkëpunimi mes dy shteteve. Si dy vende mike, Kosova dhe Katari mbeten partnerë të besueshëm dhe të përkushtuar për të thelluar raportet bilaterale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.