DYLON

Presidentja Osmani takoi shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell

Presidentja Osmani takoi shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York bashkë me kryetarë të disa shteteve të rajonit në një darkë joformale ka takuar shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në këtë takim u diskutua për situatën në rajon dhe marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit me BE-në.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, ndaj në këtë kontekst ka përmendur faktin se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash. Për këtë shkak, ajo ka potencuar se i takon BE-së që t`i përmbushë premtimet e veta ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovës, duke përmendur përmbushjen e marrëveshjes për targat.

“Kosova ka përmbushur një aspekt ligjor duke zbatuar marrëveshjen e vitit 2011 dhe 2016 për targat. Përpjekjet për tensionim dhe destabilizim nga struktura ilegale të mbështetura nga Serbia duhet t`i gjykojë vetë BE-ja”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, Kosova është palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë, porse ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe me rendin aktuale juridik. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.