DYLON

Presidentja Osmani takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk

Presidentja Osmani takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.

EkoHigjiena

Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.