DYLON

Presidentja Osmani takoi Presidentin kroat, Zoran Milanoviq

Presidentja Osmani takoi Presidentin kroat, Zoran Milanoviq
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani na kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, ka takuar sot homologun kroat Zoran Milanoviq.

Të dy bashkëbiseduesit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të  intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët. Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

EkoHigjiena

Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane.

Në takim u bisedua edhe situata me pandeminë Covid-19, ndërkohë që  Presidentja Osmani falënderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.