DYLON

Presidentja Osmani takoi presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Presidentja Osmani takoi presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta. Duke i konsideruar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të shkëlqyeshme, Presidentja Osmani ka kërkuar nga homologu Meta që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në organizatat në të cilat vendi ynë nuk është i përfaqësuar.

Presidentja Osmani ka theksuar se është kundër çfarëdo ideje, e cila përpiqet ta trajtojë në mënyrë jo të barabartë Kosovën.

EkoHigjiena

“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonal, poqëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar Presidentja Osmani. Duke iu referuar iniciativës Ballkani i Hapur, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën.   

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka dëshmuar gatishmëri për vazhdimin  dialogut me Serbinë, porse nuk do të jetë pjesë e asnjë aranzhmani, i cili nuk e garanton sovranitetin, integritetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se së bashku me Shqipërinë duhet të angazhohen për ta përçuar mesazhin në rajon dhe në botë për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga politika agresive dhe hegjemoniste e Serbisë.

Më tej, Presidentja Osmani, në vigjilje të Ditës së flamurit, e ka uruar presidentin Meta dhe popullin shqiptar për 109- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ka theksuar se kjo ditë i bën krenarë shqiptarët kudo që janë. Sipas Presidentes Osmani me Shqipërinë bashkëpunimi i vendosur prej kohësh më shumë fusha do të pasohet edhe me marrëveshje të tjera. Ajo përmendi mbledhjen e dy Qeverive, e cila do të mbahet më 26 nëntor në Elbasan, në të cilën Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë 16 marrëveshje të tjera, ndër të cilat ajo për lëvizjen e lirë, shkëmbimin tregtar, fushën e arsimit, drejtësisë apo infrastrukturës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.