DYLON

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesit e Rrjetit të të Drejtave të Njeriut

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesit e Rrjetit të të Drejtave të Njeriut
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar përfaqësuesit e Rrjetit të të Drejtave të Njeriut, i cili përbëhet organizata të shoqërisë civile, të cilat avokojnë për të drejtat e grave, komuniteteve joshumicë, rinisë, personave LGBTI+ dhe personave me nevoja të veçanta.

Në takim u diskutua mbi situatën e të drejtave të njeriut në vend, nevojën për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, luftimin e diskriminimit si dhe zbatimin efektiv të kornizës ligjore. Përfaqësuesit e Rrjetit të të Drejtave të Njeriut prezantuan edhe rekomandimet e raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, të cilat nënvizuan nevojën për të bërë përpjekje të përbashkëta për të garantuar barazi dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani vlerësoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të shoqërisë civile në promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Sipas Presidentes Osmani përkushtimi i institucioneve të Republikës për fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e jetës së grupeve më të cenueshme të shoqërisë, janë reflektuar edhe në zotimet e ndërmarra në Samitin për Demokraci nga institucionet e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.