Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, gjatë qëndrimit të saj në Antali, ku po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, është takuar me kandidatin e mandatuar për Kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Takim i mirë me kandidatin e mandatuar për Kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot në ADF 2022.
Biseduam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit Kosovë-Mal i Zi për të mirën e popujve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter. /2LONLINE/