DYLON

Presidentja Osmani takoi ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

Presidentja Osmani takoi ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, të cilit i shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një Memorandumi të Mirëkuptimit do t’i ofroj Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grøndahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre. Teksa, ambasadori Grøndahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.