DYLON

Presidentja Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale

Presidentja Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Presidentja Osmani ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale! 

EkoHigjiena

“Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale! 

Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.

Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.