DYLON

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, çka u vlerësua lart nga të dyja palët. Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me kushtetutën.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në rrafshin e bashkëpunimit bilateral. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proces strategjike.

Me këtë rast, znj. Prattipati i përcolli Presidentes dhe Zotërisë së Parë urimin për Vitin e Ri nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.