DYLON

Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andreew Parsons, të shoqëruar nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ndaj Presidentja Osmani e ka cilësuar këtë moment historik, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e deritashme presidentin Parsons dhe ka shtuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për parasportistët.

Kurse presidenti Parsons e ka ftuar zyrtarisht Presidenten Osmani që të jetë prezente në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”, më 28 gusht. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.