DYLON

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë franceze të zhvillimit (ADF)

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë franceze të zhvillimit (ADF)
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel, si dhe një delegacion të Agjencisë franceze të zhvillimit (ADF) të përbërë nga z. Dominique Hautbergue, Udhëheqës i Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor, znj. Mirela Mata, Zyrtare për Strategji dhe Operacione për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe znj. Florence Dobelle, Udhëheqëse e shërbimit ekonomik rajonal për zonën Danub-Ballkan.

Në takim u diskutua për aktivitetin e Agjencisë franceze të zhvillimit në rajon dhe në veçanti në Republikën e Kosovës, me ç‘rast Presidentja Osmani bëri thirrje për rritjen e aktivitetit dhe përkrahjes së ADF në vendin tonë. 

EkoHigjiena

Presidentja Osmani tha se gjatë mandatit të saj, mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i grave, dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të margjinalizuara, në veçanti të fëmijëve, përbëjnë disa nga top prioritetet në angazhimin e saj në fushën e agjendës zhvillimore. Gjersa përfaqësuesit e ADF-së theksuan që fokusi i punës së tyre është në fusha si tranzicioni i gjelbër në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, fuqizimi i grave, si dhe zhvillimi i partneriteteve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ofroi mbështetje, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm.  

“Jemi të vetëdijshëm që vendimet që i marrim sot do të kenë ndikim edhe në jetët e gjeneratave që vijnë pas nesh, prandaj do të angazhohemi që të përpilojmë politika të mençura, gjithëpërfshirëse, dhe të cilat garantojnë mbrojtjen e mjedisit e rrjedhimisht dhe të shëndetit tonë. Në këto përpjekje, shpresojmë dhe besojmë se do të kemi mbështetjen e aleatëve tanë dhe të institucioneve siç është edhe ADF-ja”, ka theksuar Presidentja Osmani.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.