DYLON

Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së

Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së. Në takim me ministrin Rau, Presidentja Osmani diskutoi për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

EkoHigjiena

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdimisht është palë konstruktive dhe se procesi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.

Përveç kësaj, me ministrin Rau, Presidentja Osmani diskutoi edhe për përkushtimin e Kosovës për ta mbështetur popullin ukrainas, i cili po përballet me luftën e paprovokuar të Rusisë, për thellimin e marrëdhënieve miqësore me Poloninë, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Osmani tha se llogarisin në mbështetjen e Polonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me ministrin e Jashtëm polak.

Presidentja Osmani në takim me ministrin Rau ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me të cilën përfitojnë të gjithë qytetarët pa dallim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.