DYLON

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit dhe deputetë të këtij subjekti në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Artina Qazimi dhe Elmi Aziri.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka marrëdhënie miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe se synohet që ato të intensifikohen edhe më tej.

EkoHigjiena

Sipas Presidentes Osmani, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse për raportet e mira ndërshtetërore.

Më tej, Presidentja Osmani ka folur dhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe e siguri.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, sikurse edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Përfundimi sa më i shpejtë i autostradës, në pjesën e Maqedonisë së Veriut që e lidhë me Kosovën, si dhe realizimi i projekteve të tjera infrastrukturore, sipas Presidentes Osmani do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.