DYLON

Presidentja Osmani priti në takim kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright

Presidentja Osmani priti në takim kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Presidentja Osmani e ka falënderuar znj. Albright dhe MCC-në për punën dhe përkushtimin për fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Republikën e Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar dedikimin e institucioneve të Kosovës për këtë program, gjë që është reflektuar edhe në procesin e negocimit, nënshkrimit, si dhe ratifikimt në një kohë rekord nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.  

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka thënë se projekti do ta vendosë Kosovën në hartë si shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë për sa i përket investimeve në sektorin e energjisë. Ajo vlerësoi se investimi në bateri do të ndikojnë në lehtësimin e tranzicionit energjetik dhe integrimit më të shpejtë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin energjetik, përderisa, ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore e në veçanti të grave, do të ndikoj në krijimin e burimeve të nevojshme njerëzore për implementim të suksesshëm të projekteve inovative.

Tutje, Presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e vazhdueshme për të gjitha institucionet relevante me qëllim të materializimit sa më shpejt të programit, gjë që përfundimisht do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takim, Presidentja Osmani ka folur po ashtu për  miqësinë e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se programi  i ri me MCC-në do të shënojë një kapitull të ri që konfirmon edhe njëherë raportin e veçantë ne mes të dy vendeve tona. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur znj. Albright mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin e nënës së saj, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë e popullit tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.