DYLON

Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani

Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

Duke e vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, Presidentja Osmani nënvizoi se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë.

Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.