DYLON

Presidentja Osmani priti në takim gjeneral Ramën dhe stafin e tij

Presidentja Osmani priti në takim gjeneral Ramën dhe stafin e tij
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani –Sadriu, njëherit Komandante Supreme e FSK-së, priti sot në takim gjeneralët e FSK-së, kryesuar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, Presidentja Osmani-Sadriu, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të FSK-së me theks të veçantë profesionalizmin dhe besueshmërinë e lartë qytetare. Ndër të tjera, ajo theksoi se nga pozita e saj do të ofroj mbështetjen maksimale në mënyrë që të përmbushet vizioni ynë strategjik shtetëror për FSK-në si forcë profesionale për realizmin e efektshëm të mbrojtjes së integritetit territorial, sigurisë së qytetarëve tanë dhe pjesëmarrjen në operacionet e përbashkëta me aleatët tanë si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO.

EkoHigjiena

Nga ana e tij,  gjeneral Rama, uroi  presidenten Osmani- Sadriu për zgjedhjen në postin e së parës së vendit duke e siguruar atë për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Ai siguroi presidenten Osmani-Sadriu, se bashkë me stafin e tij dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët  e FSK-së, sikur edhe deri më tash, me angazhim të plotë do të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore në shërbim të vendit  dhe qytetarëve tanë pa dallim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.