Presidentja e Republikës Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti, Davide Tizzano dhe sekretari përgjithshëm, Iakovos Filippoussis, të shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Presidentja i uroi mirëseardhje ekipit si dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj Komitetit Olimpik të Kosovës për organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.
Në takim, u diskutua për pjesëmarrjen e sportistëvë nga Kosova në Lojëra Mesdhetare, si dhe për organizimin që po bëhen në organizimin e Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, pastaj Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, si dhe për mundësinë që në të ardhmen lojërat e tilla të organizohen në Kosovë. /2LONLINE/