DYLON

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.