DYLON

Presidentja Osmani priti në takim Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli

Presidentja Osmani priti në takim Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me Admiral Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi lartë rolin e KFOR-it dhe angazhimin e parreshtur për garantim të paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës, ndaj në këtë kontekst, ritheksoi se marrëdhënia ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është jetike për misionin e përbashkët të stabilitetit dhe sigurisë në vend.

EkoHigjiena

Presidentja theksoi gjithashtu se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike, duke ndërtuar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe duke përmbushur të gjitha zotimet ndaj Aleancës.

Në takim, Presidentja Osmani vuri në pah sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it si faktor i rëndësishëm për parandalimin e eskalimeve dhe ruajtjen e paqes.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe vendosmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm dhe aktiv i botës demokratike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.