DYLON

Presidentja Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes

Presidentja Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes. Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.

Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.