DYLON

Presidentja Osmani: Një ditë e mbushur me energji, kreativitet dhe frymëzim në Gjilan!

Presidentja Osmani: Një ditë e mbushur me energji, kreativitet dhe frymëzim në Gjilan!
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar të hënën në Gjilan ku ka takuar kryetarin e Komunës s ëGjilanit, Alban Hysenin.

“Urova Kryetarin Alban Hyseni për mandatin e tij të dytë dhe bashkëbiseduam për projektet që do t’i japin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi të reja. Së bashku kaluam çaste të paharrueshme në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, me disa performanca frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’, si dhe në mesin e më të vegjëlve e më të ëmbëlve, në kopshtin IP “Integj””, ka thënë presidentja Osmani.

EkoHigjiena

Ajo tha se po ashtu, dëgjuan për sukseset e kompanisë InterPLAST TROCAL, si lidere në rajon dhe një shembull i shkëlqyer i punës së mirë, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara.

“Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve”, ka thënë presidentja Osmani.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u shpreh se sot patën nderin të mirëpresim Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën vizituan biznese dhe u takuan me shumë qytetarë të Gjilanit.

“Gjatë vizitës u ndalëm në kompaninë “Interplast Trocal”, ku pamë nga afër punën e tyre cilësore dhe diskutuam për rolin e bizneseve lokale në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Falënderojmë përzemërsisht Presidenten Osmani për vizitën, për mbështetjen dhe për interesimin e treguar për projektet dhe nevojat e Gjilanit”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.