• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Presidentja Osmani në Stamboll takoi bizneset turke

Redaksia 2LONLINE 26 Shkurt, 2022 2 min
 Presidentja Osmani në Stamboll takoi bizneset turke

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Turqi, ka vizituar Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar” dhe ka zhvilluar takime me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Stambollit.

Në Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, Presidentja Osmani është njoftuar për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ndërkaq në takim me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Turqisë, Presidentja Osmani ka ftuar bizneset turke për investime në Kosovë, duke e përmendur ambientin e përshtatshëm, infrastrukturën ligjore që i mbron bizneset si dhe kapitalin e jashtëzakonshëm njerëzor që ka vendi ynë.

“Ne synojmë investime të qëndrueshme në të gjithë sektorët, dhe në veçanti në fushën e industrisë ushqimore, bujqësisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), energjisë së ripërtëritshme, turizmit, tekstilit, plastikës, drurit apo metalit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndërkaq në takim me Odën Tregtare të Stambollit, Presidentja Osmani tha se ka hapësirë të madhe për t`i eksploruar mundësitë që bizneset kosovare të hyjnë në tregun turk, sikurse edhe anasjelltas.
“Jam këtu për t`ua përcjellë mesazhin se Kosova është një treg i hapur që po kërkoni për investimin tuaj të ardhshëm të madh dhe serioz”, është shprehur Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale bizneset turke Presidentja Osmani Stamboll Turqi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në Slloveni

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Presidentja: Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com