DYLON

Presidentja Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore

Presidentja Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga ShBA-të.

Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folësit kryesor dhe në fjalimin e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit në aspektin e sigurisë, si dhe implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.

EkoHigjiena

Përveç Presidentes Osmani, në këtë konferencë do të flasin edhe: kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja për çështje evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ambasadorë, ministra e zëvendësminitsra nga rajoni dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.