DYLON

Presidentja Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës, priti në takim një grup gazetaresh ukrainase të strehuara në Kosovë

Presidentja Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës, priti në takim një grup gazetaresh ukrainase të strehuara në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës priti në takim një delegacion të gazetarëve të strehuar nga Ukraina në Kosovë, në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, të iniciuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, si dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Presidentja Osmani ka uruar gazetarët ukrainas në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe ka inkurajuar ata për ta vazhduar punën e guximshme në mbrojtjen e së vërtetës.

EkoHigjiena

“Askush më mirë se populli i Kosovës nuk e njeh dhimbjen dhe vuajtjet e popullit ukrainas. Në luftë nevojitet të plasohet e vërteta. Siç ka fituar Kosova më 1999 bashkë me miq, ashtu do të fitojë edhe Ukraina”, ka theksuar Presidentja Omani në takim me gazetarët ukrainas.

Sipas Presidentes Osmani populli i Kosovës është përkrah atij të Ukrainës, teksa ka ftuar gazetarët ukrainas që të jenë zë i fuqishëm i thellimit të raporteve ndërmjet të dy shteteve.

“Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja”, ka theksuar Presidentja.

Ndërkaq gazetarët ukrainas kanë falënderuar shtetin e Kosovës për mbështetjen e deritashme, teksa nga AGK-ja dhe ECPMF-ja kanë paralajmëruar shtimin e numrit të gazetarëve ukrainas, të cilët do të strehohen në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.