DYLON

Presidentja Osmani mori pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit

Presidentja Osmani mori pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Presidentit të Nigerit Mohamed Bazoum dhe Presidentit të Konfederatës Zvicerane Ignazio Cassis, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në një konferencë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, në të cilën ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm dhe në funksion të mbrojtjes së atyre që rrezikohen nga grupe e dhunshme ekstremiste dhe organizata terroriste.

EkoHigjiena

Në këtë Konferencë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, ndaj sipas saj, kësaj radhe shteti i Kosovës ka vendosur të kontribuojë duke e mbështetur Fondin.

Sipas Presidentes Osmani, në luftimin e sfidave të përbashkëta, duhet qëndruar bashkërisht.

“Bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të gjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat minojnë prosperitetin e shoqërive tona”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke shtuar se vendosmëria dhe këmbëngulja janë rruga jonë përpara.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.